×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti hodhi valle pas përurimit të një rruge 6 kilometra

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 8:35

    Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i është bashkuar dje edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Kjo rrugë për të cilën sot u festua, lidh fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.

    Në ato momente, edhe Kurti shihet me energji të mirë ndërsa hedh hapat bashkë me valltarët, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

    Zyra e kryeministrit ka njoftuar se dje është përuruar ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra me investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

    Me rastin e përurimit morën pjesë udhëheqës shtetëror nga Kosova dhe Shqipëria.

    “Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit”, bëhet e ditur në kumtesën e djeshme për media.

    Me surle e tupana – Hysen Durmishi ia hedh valles popullore në përurimin e një rruge

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!