Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje për qytetin e Pejës.
Një nxënës i shkollës fillore “Asdreni”, vdiq në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, në lokacionin e njohur si “Ura e Llozicës”.
Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku ai shërbente si kryetar i këshillit.
Në njoftimin e publikuar në faqen e Facebookut, thuhet se ai ishte nxënës shembullor e madje bursist.
“Në këto momente të dhimbshme dhe të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, stafit të shkollës, shokëve e shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohen dhe deshën. Ndajmë me ta dhimbjen dhe kujtimin për një djalë të jashtëzakonshëm, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin përkujtimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.