Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një çifti bashkëshortor në Ferizaj, shkruan agezat online Reporteri.net.
Siç bën të ditur policia, ky çift kishin deklaruar rrejshëm se janë sulmuar me thikë nga një grua. Mirëpo, gjashtë hetimeve ka rezultuar se deklaratat e tyre ishin të rreme dhe se lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre.
Që të dy janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i policisë për këtë rast:
DEKLARIM I RREMË /LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Ferizaj 29.10.2024 – 22:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin gjatë intervistimit të viktimave (çift bashkëshortor), të cilët paraprakisht kishin deklaruar se janë sulmuar nga një femër e panjohur me thikë gjatë hetimeve është vërejtur se deklarimet e tyre kanë qenë të rreme dhe lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre. Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.