Dy objekte, një minimarket dhe një lokal janë përfshirë nga zjarri sot “Te pishat”, në Sllatinë.
Në një përgjigje për Reporteri.net, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, bëri të ditur se dy objektet ishin përfshirë tërësisht nga zjarri, ndërsa s’ka persona të lënduar.
Po ashtu, Gashi tha se sapo e kanë pranuar informatën për zjarr, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sot, në ora: 04:55 min , kemi pranuar informatë për zjarr në një lokal ‘’ te pishat ‘’ në Sllatinë ! Ekipet e zjarrfikëjes menjëherë kanë dalë në vendin e lartë përmendu, në zjarr ishin të përfshirë një minimarket dhe një lokal dhe zjarri ishte në fazën më të lartë të zhvillimit , pra, tërësisht ishin të përfshirë nga zjarri..Sipas raportit, nuk ka njerëz të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Gashit për gazetën onlinë Reporteri.net.
Madje, Gashi theksoi se nga ky zjarr rrezikoheshin edhe objektet tjera në afërsi.
/Reporteri.net/.