×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi

    Opozita as sot nuk voton pjesëmarrjen në seancë

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 11:16

    Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në Kuvend, raporton Gazeta online Reporteri.net.

    Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e djeshme, me ç’rast, pozita prapë nuk mund t’i arrijë 61 vota për kourum.

    Në Kuvendin e Kosovës sot janë në rend dite 27 pika të papërfunduara.

    Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vazhduar me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare dhe propozim-Vendimin për hartimin e Nismës legjislative të qytetarëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!