×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi i cili nxiti dy të tjerë t’i vinin zjarrin një veture në Ferizaj

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 13:25

    Një veturë ishte përfshirë nga zjarri më 24 tetor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

    Me ç’rast, Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ishte në kërkim si i dyshuar për nxitje të vënies së zjarrit ndaj veturës.

    Për rastin në fjalë, më 25 tetor Policia kishte arrestuar dy të mitur që ia kishin vënë zjarrin veturës, raporton Gazeta online Reporteri.net.

    “Kurse në kërkim policor ishte edhe një person tjetër, i dyshuar për cytje në këmbim të parave të zjarrëvënies së veturës, i cili me datën 31.10.2024 rreth orës 04:45 është ndaluar në pikën kufitare me Malin e Zi. I dyshuari E.M ( M/K) i moshës 24 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj. i cili është intervistuar ne prezencë edhe të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka shtyrë nën këmbim të një shume të caktuar të parave dy të miturit të kryejnë zjarrëvënie të veturës në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Në përfundim, thuhet se me vendim të prokurorit, i arrestuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!