×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj takohet me Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 14:08

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

    Gjatë takimit, thuhet se Begaj ka përshëndetur nismat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, teksa i ka vënë theks të veçantë fushës së drejtësisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Është një proces i gjatë dhe aspak i lehtë, – u shpreh Begaj, duke theksuar se kryerja e reformave në interes të qytetarëve përmbush ëndrrën tonë si komb, atë të integrimit në Bashkimin Evropian”.

    Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit u theksua bashkëpunimi mes institucioneve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

    Tutje, Begaj ka vlerësuar se bashkëpunimi mes shqiptarëve ka një rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

    “Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aty për Kosovën”, u shpreh Begaj, i cili theksoi se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, pavarësisht çdo tentative dashakeqe që është e destinuar të dështojë.

    Ndër të tjerash, Begaj rikonfirmoi angazhimin për rritjen e numrit të njohjeve të reja dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!