Vazhdimi i procesit të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese që vendi është zotuar t’i zbatojë, tha sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Fqinjësisë, Zgjerim dhe Partneritet Ndërkombëtar, Ana Pisonero.
“U bëjë thirrje të gjitha forcave politike që së bashku të bëjnë këtë hap të rëndësishëm përpara”, tha Pisonero.
Ajo kujtoi se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e kaluar vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shkupin, ku theksoi qartë qëllimin që vendi të fillojë negociatat për grupin “Vlerat Themelore” sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lidhur me “ribashkimin” e mundshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën evropiane, Pisonero thekson se zgjerimi është një proces individual i bazuar në merita dhe varet nga progresi objektiv i secilit prej vendeve partnere të BE-së./Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.