×
  • Lajme
  • Lajme / Gjykata Themelore në Ferizaj

    Një muaj paraburgim personit që pagoi të miturit t’ia digjnin veturën dikujt

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 15:47

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për personin i cili ka nxitur dy të mitur për ta djegur një veturë, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një komunikate për media, thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake e ka vlerësuar se ekziston dyshimi se më 24 tetor në Ferizaj, me dashje i ka shtytë dy të rinjtë që të kryejnë veprën penale “zjarrëvenia”.

    “I dyshuari i mllefosur me A.D. “në lidhje me sjelljen e tij ndaj të dashurës së të pandehurit, shtytë të miturin (2), që për çmimin prej 1.000 €, të vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që të miturit rreth orës 03:26 në parkingun e qendrës tregtare në Ferizaj, i mituri me një çekan e thenë dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit, e pastaj i mituri (2) hedh benzinë në brendi të veturës dhe i`a vë flakën, e cila dëmtohet tërësisht, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000 €”, ka njoftuar Gjykata”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq sot, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykatë Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj personit të lartëpërmendur për veprën penale “zjarrvënie”.

    Përmes një komunikate për media, thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor në Ferizaj, ky i fundit me dashje kishte shtyrë dy të mitur që të digjnin veturën e dikujt me të cilin ishte i mllefosur.

    Po ashtu, u bë e ditur se u ka ofruar 1000 euro dy të miturëve për t’ia vënë zjarrin veturës së të dëmtuarit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!