×
  • Lajme
  • Lajme / Njofton Dogana e Kosovës

    Parandalohet kontrabanda e medikamenteve në Han të Elezit, vlera e tyre rreth 15 mijë euro

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 16:43

    Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë me medikamente, gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, teksa kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura në Han të Elezit.

    Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, bëhet e ditur se janë gjetur një mijë cope injeksione me vlerë rreth 15 mijë euro, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Parandalohet tentimi kontrabanda e medikamenteve. Hani i Elezit, 1 Nëntor 2024 – Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura. 1000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15,000 €”, thuhet në postimin e Doganës.

    Tutje, thuhet se mallrat janë sekuestruar, derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi.

    “Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit”, thuhet në përfundim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!