×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 18:00

    PDK-ja sot e mban Konventën, Bedri Hamza shpalos programin e tij qeverisës për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    02 Nëntor 2024 | 8:04

    Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë sot Konventën “për Bedri Hamzën kryeministër”.

    Konventa do të mbahet në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

    Hamza ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë.

    Kurse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo konventë “nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur”.

    Konventa pritet të zgjasë deri në një orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!