×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Libani sulmon me raketa Izraelin, raportohet për të lënduar

    Reporteri
    02 Nëntor 2024 | 8:05

    Në Izrael, sirenat u dëgjuan në disa rajone, pas së cilës u lëshuan tre raketa nga Libani dhe 19 persona u plagosën dhe u shkaktuan dëme materiale, sipas informacioneve nga ushtria izraelite.

    Shtatë persona u plagosën në qytetin izraelit Tire, sipas shërbimit izraelit të urgjencës.

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) më vonë njoftuan se rreth 15 raketa u hodhën nga Libani.

    Sipas IDF-së, rreth pesë raketa të lëshuara në Galilenë e Epërme u kapën dhe u shkatërruan para se të godasin objektivat.

    Rreth 10 raketa u hodhën gjithashtu në zonën e Gjirit të Haifa dhe Galilesë dhe aktualisht nuk ka informacione për të lënduar.

    Ndryshe, Izraeli ka nisur tash e sa kohë një ofensivë kundër militantëve libanez të Hezbollahut. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!