×
  • Lajme
  • Botë

    10-vjeçarja vdes pasi u sulmua në shtëpi nga qeni i familjes

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 10:43

    Një 10-vjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga qeni i familjes së saj.

    Sulmi ndodhi brenda shtëpisë së fëmijës në zonën Malton të North Yorkshire të premten, shkruan Metro.

    Fqinjët u futën brenda për të ndihmuar vajzën, ndërsa një i afërm e mbylli qenin brenda një makine. Por pavarësisht se mjekët u përpoqën ta ndihmonin atë, ajo vdiq në vendngjarje duke pësuar lëndime të rënda.

    Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse është një racë e ndaluar.

    Një zëdhënës i policisë së North Yorkshire tha: “Mendimet tona mbeten me familjen dhe miqtë e vajzës në këtë kohë shumë shqetësuese. Oficerët po mbështesin familjen ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje njerëzve që të mos spekulojnë për incidentin, të respektojnë privatësinë e familjes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!