×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Konfiskohen rreth 100 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Pejë

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 19:20

    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar operacionin e koduar “Kalaja”, ku janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë sekuestruar rreth 100 kilogramë drogë.

    Në njoftimin e Policisë, thuhet se aksioni u zhvillua pas hetimeve të koordinuara nga Drejtoria e Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, mesditën e së dielës.

    Sipas Policisë, operacioni policor është realizuar në një qendër tregtare në rrugën magjistrale Pejë-Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve.

    “Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, sasi kjo në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur e cila është sekuestruar. Bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë”, thuhet në njoftim.

    Policia njofton se nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku po ashtu është gjetur një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.

    “Po ashtu janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kompetent, si dhe forenzika e PK-së për procedura tjera të nevojshme. Rasti mbetet të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!