×
  • Lajme
  • Lajme / Takim me bashkatdhetarët në Itali

    Bedri Hamza: Do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 19:25

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka takuar sot bashkatdhetarët në Itali, ku ka vlerësuar kontributin që diaspora ka dhënë e jep për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Hamza ka premtuar se do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, dhe shton se bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore.

    Postimi i tij:

    Pas konventës, erdha në Itali t’i takoj bashkatdhetarët tanë. Kontributi që diaspora jonë jep për Kosovën është jashtëzakonisht i madh. Unë do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, duke ofruar mbështetje të veçantë përmes granteve investive.

    Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në këto katër vjetët e fundit. Kosova mundet ma mirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!