×
  • Lajme
  • Botë / Zgjedhjet në ShBA

    Çfarë duhet të dini për Kamala Harris dhe Donald Trump?

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 12:20

    Të martën e 5 nëntorit amerikanët po i drejtohen kutive të votimit për presidentin e ardhshëm të Amerikës. Në listë janë dy kandidatë, republikani Donald Trump, ish-president, dhe demokratja Kamala Harris, nënpresidente aktuale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Çfarë duhet të dini për dy kandidatët, Kamala Harris dhe Donald Trump?

    Kamala Harris është aktualisht zëvendëspresidente e ShBA-së.

    Mosha: 60

    Partia: Partia Demokratike

    Premtimet e fushatës: Fraza e Harris është “Ne nuk do të kthehemi prapa”, duke iu referuar politikave të ish-presidentit Donald Trump. Ajo mbështet të drejtat e abortit, ka nisur një plan ekonomik për të ndaluar rritjen e çmimeve në dyqanet ushqimore dhe thotë se do t’i japë fund mungesës së strehimit në Amerikë.

    Momenti kryesor i vitit 2024: Fjalimi i saj kryesor në Konventën Kombëtare Demokratike në gusht, një muaj pasi Joe Biden u largua nga gara.

    Donald Trump, ish-president i ShBA

    Mosha: 78

    Partia: Partia Republikane

    Premtimet e fushatës: Trump thotë se do të “vulos kufirin” për të ndalur emigrantët e paligjshëm, ka premtuar ulje taksash të përgjithshme, ka propozuar një tarifë prej 10% për të gjitha importet amerikane dhe është zotuar për të ulur çmimet e energjisë.

    Momenti kryesor i vitit 2024: Mbijetimi i një atentati në Butler, Pensilvani, një imazh i qëndrueshëm i të cilit e tregonte atë me grusht në ajër dhe gjak në fytyrë.

    /BBC/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!