×
  • Lajme
  • Lajme / Pika Hani i Elezit

    Ndalohen për 48 orë polici dhe zyrtari doganor, dyshohet se u merrnin para shoferëve të kamionëve për të kaluar më lehtë

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 12:29

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë, zyrtarin policor dhe atë doganor në pikën kufitare te Hani i Elezit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Prokurorisë, të dy të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

    Në njoftim thuhet se Prokuroria ndaj dy të dyshuarve më pas do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, dy (2) persona të dyshuar, një (1) zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, në pikën kufitare Hani i Elezit, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa në njoftimin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se personat në fjalë, dyshohet se u merrnin para shoferëve të kamionëve për t’ua lehtësuar kalimin në pikë kufitare Hani i Elezit.

    “Menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe njësitë relevante të Doganës të cilët në koordinim realizuan arrestimin e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme.Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit”, thuhet në reagimin e IPK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!