×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    KEDS-i zë një hotel në Prishtinë duke vjedhur mbi 21 mijë euro rrymë

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 14:31

    KEDS ka njoftuar se në një hotel në Prishtinë kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike, nga pronari i cili kishte anashkaluar njësoret elektrik.

    Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, bëhet e ditur se energjia elektrike e vjedhur është në vlerë mbi 21 mijë euro, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Gjatë këtyre ditëve, ekipet e kontrollit të KEDS-it zunë në vepër pronarin e një hoteli në Prishtinë duke e vjedhur energjinë elektrike. Ai, duke anashkaluar njehsorin elektrik, pajisjet hoteliere po i shfrytëzonte në të zezën dhe pa paguar fare për energjinë e shpenzuar. Kur KEDS bëri kalkulimet, doli që ai vodhi një sasi të madhe të energjisë elektrike, që në vlera monetare arrin në 21,050.80 euro . Ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it këtë shumë të parave në kuadër të Rikthimit të Humbjeve – si masë e parë ligjore ndaj tij”, thuhet në komunikatën e KEDS.

    Njëherit, njoftuar se ndaj pronarit të këtij hoteli do të dërgohet rast edhe në gjykatë.

    Më tej, KEDS-i tHOTë se Kodi Penal e cilëson keqpërdorimin e e energjisë si vjedhje të shërbimeve, për të cilin dënimi mund të jetë deri në tri vjet burgim.

    “Por kjo nuk është e gjitha. Vjedhja e energjisë elektrike është një vepër penale, dhe pronari i hotelit do të përballet me gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës. Sipas Kodit Penal të Kosovës, keqpërdorimi i energjisë cilësohet si vjedhje e shërbimeve dhe, sipas nenit 314, dënimi mund të shkojë deri në tre vjet burgim. Kjo ngjarje tregon se KEDS vazhdon të luftojë vjedhjet e energjisë dhe të ndëshkojë ata që abuzojnë me shërbimet e ofruara”, thuhet tutje në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!