×
  • Lajme
  • Botë / 18:00-01:00

    Zgjedhjet në ShBA, kur mbyllen qendrat e votimit?

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 22:52

    Amerikanët po votojnë sot për zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm. Në garë janë Kamala Harris dhe Donald Trump, shkruan Reporteri.net.

    Votimet po vazhdojnë ende, derisa për disa qendra këto janë orët e fundit të votimit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendrat e votimit mbyllen në kohë të ndryshme.

    Qendrat e para mbyllen në orën 18:00 që me orën e Kosovës i bie në mesnatë, ndërsa të fundit mbyllen në 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.

    Presidenti i ardhshëm i SHBA-së përcaktohet nga ajo se cili kandidat do të fitojë shumicën në Kolegjin Zgjedhor. Secilit shtet i ndahet një numër votash kolegji elektoral në varësi të popullsisë së tij. Në të gjithë SHBA-në ka gjithsej 538 vota të kolegjit elektoral. Në 48 nga 50 shtetet, kandidatit që fiton më shumë vota individuale i jepen të gjitha votat e kolegjit të tij elektoral. Kandidati fitues duhet të marrë shumicën e atyre – kështu që të paktën 270 nevojiten për të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

    Shtatë shtetet ku gara mes Harrisit dhe Trumpit është tejet e ngushtë, janë: Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Miçigani, Arizona, Uiskonsini dhe Nevada.

    Këto shtete njihen si të papërcaktuara ose “swing”. Disa i identifikojnë edhe si shtete ngjyrë vjollce – ngjyra që rezulton nga përzierja e ngjyrës tradicionale të demokratëve, e kaltër, dhe ngjyrës tradicionale të republikanëve, e kuqe.

    Kur do ta dimë fituesin?

    Kjo është një pyetje e ndërlikuar dhe përgjigja është ‘varet’. Disa shtete mund t’i kthejnë rezultatet mjaft shpejt, por për shumë mund të jetë një proces i gjatë – veçanërisht nëse ka një numër të madh votash të parakohshme dhe me postë, të cilat numërohen natën pas atyre të hedhura personalisht.

    Në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA në vitin 2020, vetëm të shtunën pas ditës së votimit mediat amerikane kishin mjaft besim për të shpallur rezultatin.

    Kur e merr përsipër fituesi detyrën?

    Një gjë që ne dimë është se kushdo që fiton zgjedhjet e sotme nuk bëhet zyrtarisht president deri në ditën e inaugurimit – kur ata betohen jashtë Kapitolit të SHBA në Washington DC nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Ajo ditë është e hënë, 20 janar 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!