×
  • Lajme
  • Botë / SHBA

    Trump po prinë në Georgia, “shtetin republikan” që në vitin 2020 e kishte humbur

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 1:54

    Ka nisur numërimi i votave në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kandidati republikan Donald Trump duket se po e kthen sërish Gerorgian, shtet në të cilin në zgjedhjet e kaluara, ato të 2020-es, e kishte humbur.

    Ky është rezultati aktual që tregon se Trump po shkon drejt fitores në këtë shtet, që shkaku i rezultatit në presidencialet e 2020-es konsiderohet tek shtetet “e luhatshme”, edhe pse në të kaluaren tradiconalishtë kanë fituar kandidatët republikanë.

    Kandidati republikan, Donald Trump sipas rezultateve preliminare ka fituar shtetin Indiana dhe Kentucky, ndërsa zv.presidentja Harris shtetin Vermont.

    Përkthyer në vota në Kolegjin Zgjedhor, Trump merr 11 votat e Indianas dhe 8 në Kentucky. Ndërsa Harris merr 3 votat në Kolegjin Zgjedhor nga Vermonti.

    Secilit kandidat i duhen 270 vota për t’u shpallur president.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!