Donald Trump fiton 5 shtete të tjera, duke rritur ndjeshëm numrin e votave në Kolegjin Zgjedhor.
Sipas rezultateve të para në hartën elektorale, republikani fiton shtetet Florida, Oklahoma, Missouri, Tenesee dhe Alabama. Ndërsa demokratja Harris fiton edhe 3 shtete të tjera, më saktë shtetet Massachusetts dhe Maryland dhe Distriktin e Kolumbias, ku ndodhet edhe kryeqyteti i vendit, Washington DC.
Trump merr kështu 30 votat e Kolegjit Zgjedhor që Florida ka, si dhe 7 votat e Oklahomas, 10 të Missouri-t, 11 të Tenesee dhe 9 nga Alabama.
Ndërkohë Harris siguron 3 votat e Kolegjit Zgjedhor nga Distrikti i Kolumbias, 10 votat e Maryland dhe 11 votat e Massachusetts.
Më herët, CNN projektoi se Trump fitonte shtetet Indiana dhe Kentucky, ndërsa zv.presidentja Harris shtetin Vermont.
Numërimet e para në SHBA: Trump 19 vota elektorale, Harris 3
Secilit kandidat i duhen 270 vota për t’u shpallur president.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.