×
  • Lajme
  • Botë / Zgjedhjet në SHBA

    Gara presidenciale: Trump po prin me 246 vota përballë Harris me 187

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 7:27

    Ish presidenti, Donald Trump aktualisht është duke prirë në garën presidenciale përballë Kamala Harris.

    Trump aktualisht ka 246 vota elektorale, për dallim nga Harris që ka 187, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas projeksioneve të fundit të mediave ndërkombëtare kandidati republikan Donald Trump, ka fituar edhe në shtetin e Georgias dhe atë të Karolinës së Veriut, ndërsa Kamala Harris prin në Virginia.

    Numërimi i votave është duke vazhduar në shtetet kryesore.

    Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. /Reporteri.net/

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!