Republikanët kanë rimarrë Senatin amerikan, duke arritur atë që ishte faturuar paraprakisht si qëllimi më i arritshëm për partinë në zgjedhjet e këtij viti, raporton The Guardian.
Republikanët fituan dy vende në Senat, pasi biznesmeni i mbështetur nga Trump, Bernie Moreno mundi senatorin demokrat me tre mandate, Sherrod Brown në Ohio, dhe besniku i Trumpit, Jim Justice fitoi vendin që dikur mbante Joe Manchin në Virxhinian Perëndimore, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Udhëheqësit aktualë republikanë gjithashtu arritën fitore edhe Teksas, ku Ted Cruz mundi Colin Allred dhe në Florida, ku Rick Scott fitoi ndaj Debbie Mucarsel-Powell.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.