×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Të shtëna me armë zjarri në “Kodrën e Trimave”, plagoset një person

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 9:40

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen me armë zjarri të një personi në lagjen “Kodra e Trimave”.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

    “Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

    “Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ndër të tjera Ahmeti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!