Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se rizgjedhja e Trumpit është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane, raporton gazeta online Reporteri.net.
Po ashtu, Krasniqi konsideron se lidhja mes Kosovës dhe Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës.
“Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Trump dhe popullit amerikan në një tjetër rrugëtim të përbashkët përpara. Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i SHBA së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë”, thuhet në postimin e kryetarit të PDK-së.
Në përfundim, ai ka thënë se përderisa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, PDK rithekson përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës me ShBA-të, kështu duke rifuqizuar raportet Kosovë-ShBA.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.