Republikani Donald Trump ka arritur 270 votat elektorale që ia sigurojnë fitoren në garën për Shtëpinë e Bardhë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Trump pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë katër vjet pas largimit nga ajo si presidenti i 47-të i SHBA-ve.
Sipas projeksionit të CNN, Trump ka aktualisht 276 vota elektorale, ndërsa Harris ka mbetur në 219.
Ishte Wisconsin shteti që vulosi fitoren e Trumpit.
Ai në një fjalim para mbështetësve sot ka thënë se ka siguruar një “fitore madhështore” derisa është shprehur kjo do të jetë “epoka e artë” e Amerikës.
“Kjo është një fitore madhështore për popullin amerikan, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe,” shton ai, duke përdorur sloganin dhe frazën e tij të fushatës.
Trump, 78 vjeç, do të bëhet gjithashtu ish-presidenti i dytë në histori që fiton përsëri Shtëpinë e Bardhë pasi humbi një ofertë për rizgjedhje ndërsa ishte në detyrë – Para tij këtë e kishte arritur Grover Cleveland.
Trump do të hyjnë në histori si presidenti i dytë amerikan që shërben dy mandate jo të njëpasnjëshme. Kjo ndodhi për herë të fundit 127 vjet më parë.
Trump tani është në të njëjtën moshë që Biden ishte kur u bë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së që u inaugurua./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.