×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti uron Trumpin: Vetëm në koordinim me Shtëpinë e Bardhë, Kosova lëviz sigurt drejt integrimit euroatlantik

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 10:17

    Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar republikanin, Donald Trump, i cili është vetëm katër vota elektorale larg fitores në garën për Shtëpinë e Bardhë.

    Hoti ka thënë se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan standardet demokratike amerikane, modelit të demokracisë në gjithë botën.

    Deputeti i LDK-së ka falënderuar edhe  administratën e Biden për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër viteve të fundit.

    Postimi i plotë:

    Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan standardet demokratike amerikane, modelit të demokracisë në gjithë botën.
    Urime të përzemërta Presidentit Trump dhe Zëvendëspresidentit JD Vance për fitoren e tyre. Mbarësi e suksese në lidershipin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në katër vitet në vijim.

    Falënderime Presidentit Biden dhe Zëvendëspresidentes Harris për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër viteve të fundit.

    Populli i Kosovës është përherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miqësia e përhershme e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë sonë. Duhet të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve. Vetëm në koordinim dhe mbështetje nga Shtëpinë e Bardhë, Kosova lëviz sigurt drejt integrimit euroatlantik.
    Zoti e bekoftë Amerikën!🇺🇸
    Zoti e bekoftë popullin e saj!
    🇽🇰🇺🇸

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!