Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka uruar Donald Trumpin, për rizgjedhjen si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një komunikate, von der Leyen ka thënë se mezi pret të punojë me të për të avancuar një agjendë të fuqishme transatlantike, raporton gazeta online Reporteri.net.
“BE-ja dhe SHBA-ja janë më shumë sesa aleate. Ne jemi të lidhur nga partneriteti i vërtetë mes njerëzve tanë, duke lidhur 800 milionë qytetarë. Këto lidhje janë të thella, kanë rrënjë në historinë e përbashkët, në përkushtimin për liri dhe demokraci, dhe synimet e përbashkëta për siguri dhe mundësi për të gjithë”, ka thënë von der Leyen përmes një komunikate.
Po ashtu, ajo i ka bërë ftesë Trumpit për të punuar së bashku në partneritet transatlantik.
“Miliona punë dhe miliarda në tregti dhe investime në dy anët e Atlantikut varen nga dinamika dhe stabiliteti i marrëdhënieve tona ekonomike”, ka thënë mes tjerash shefja e BE-së.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.