×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    10 raste të dhunës në familje janë raportuar në polici për një ditë

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 11:30

    Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga këto raste shumica e tyre janë raportuar nga gratë, për shkak të dhunës nga bashkëshortët e tyre.

    Lidhur me këtoi raste, shtatë persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 05.11.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    · Prishtinë 04.11.2024-16:00. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë 05.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    . Fushe Kosovë 05.11.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjaret e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Shtërpcë, 05.11.2024-12:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj, ka thyer urdhrin e gjykatës. Ai dyshohet të ketë kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    . Ferizaj 01.11.2024-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    . Pejë 05.11.2024-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    · Gjakovë 05.11.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    · Malishevë 03.11.2024-NN. Më 05.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    · Malishevë 05.11.2024-15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!