×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Çitaku pas fitores së Trumpit: Është obligim i institucioneve të Kosovës të mirëmbajnë raportet me ShBA-në

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 13:38

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale, shkruan Reporteri.net.

    Në postimin e bërë në Facebook, Çitaku ka thënë se si republikanët poashtu edhe demokratët kanë qenë në momentet kritike në anën e Kosovës.

    “SHBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump.
    Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë”, ka shkruar mes tjerash Çitaku.

    “Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh”, ka thënë Çitaku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!