×
  • Lajme
  • Botë

    Vjen reagimi nga Kina pas fitores së Donald Trump

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 14:29

    Pas fitores së Donald Trump, Kina tha se shpreson për “bashkëekzistencë paqësore” me Shtetet e Bashkuara, pak para se Donald Trump të siguronte rizgjedhjen si president i SHBA, shkruan CNN, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Politika e Kinës për ShBA-në është konsistente dhe e qartë. Ne i shikojmë dhe i trajtojmë marrëdhëniet tona me SHBA-në nën parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëekzistencës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm”, tha të mërkurën në mëngjes zëdhënësja i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

    Zyrtarisht, qeveria kineze paraqiti një qëndrim neutral ndaj zgjedhjeve, duke i quajtur ato “një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara”.

    Ndërkohë, media shtetërore kineze është përpjekur ta portretizojë votimin si një reflektim të ndarjeve të thella shoqërore dhe mosfunksionimit politik në Shtetet e Bashkuara, mes ndjenjës së gjerë në Kinë se pavarësisht se kush fiton, lidhjet e tensionuara dypalëshe nuk kanë gjasa të përmirësohen.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!