×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, flasin për programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 14:43

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, përfshirë edhe vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale.

    “Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Në përfundim, thuhet se Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, teksa është zotuar se “Qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër, do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!