×
  • Lajme
  • Botë / Fitorja e republikanëve

    Emrat që priten të jenë pjesë e kabinetit të Trump dhe pozita që mund ta marrë Richard Grenelli

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 14:53

    Gazeta amerikane “Politico” ka shkruar për emrat e mundshëm të cilët pritet të jenë pjesë e kabinetit të Donald Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Pozita më e përfolur është ajo e Sekretarit të Shtetit.

    Sipas “Politico”, për këtë pozitë janë pesë emra të mundshëm, mes tyre Richard Grenell, ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi dhe Robert O’Brien ish-këshilltar i Trump për Siguri Kombëtare, i cili ka qenë gjithashtu i përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

    Pëveç Grenell dhe O’Brien, për këtë pozitë përfolen edhe Bill Hagerty, Marco Rubio dhe Mike Waltz.

    Gazeta amerikane shkruan se përzgjedhja e Trumpit për Serketarin e Shtetit do të shikohet me shumë vëmendje nga Evropa, pas deklaratave që ka dhënë për NATO-n dhe për çështjen e armatimit për Ukrainën.

    Emri i ri i Sekretarit të Shtetit po pritet me shumë interes edhe nga klasa politike kosovare, pasi qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti kishte pasur përplasje të vazhdueshme me ish-administratën e Trump dhe ish-emsiarin Richard Grenell gjatë kohës sa ky i fundit ndërmjetësonte dialogun Kosovë-Serbi.

    Sa i përket pozitës të Sekretarit të Thesarit, sipas Politicos emrat potencial janë: Howard Lutnic, Robert Lighthizer, Jay Clayton, Larry Kudloë, John Paulson, Scott Bessent dhe Bill Hagerty.

    Për pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes, post ky shumë i rëndësishëm, sipas gazetës amerikane do të jenë pretendent Mike Waltz, Tom Cotton dhe Mike Pompeo.

    Lista me emrat e tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!