Ish-presidenti Donald Trump e ka fituar edhe një shtet tjetër kyç të mërkurën, Miçiganin, njofton Associated Press.
Kjo nënkupton se ai i ka fituar 15 votat elektorale në shtetin ku Joe Biden kishte fituar në vitin 2020 në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.
Trumpi e kishte fituar Miçiganin në vitin 2016 me një epërsi prej vetëm 10.000 votash, duke bërë që një kandidat republikan për president ta fitonte këtë shtet pas gati tri dekadash.
Kjo nënkupton se ai i ka fituar tri shtetet kyçe në garë kundër kandidates demokrate Kamala Harris, pasi më herët ai u shpall fitues edhe në Uiskonsin dhe Pensilvani./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.