×
  • Lajme
  • Botë

    Çfarë pozite mund të marrë Grenell në administratën e re të Trump, sipas Reuters

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 21:13

    Presidenti i sapozgjedhur i ShBA’së, Donald Trump, pritet të nisë procesin e përzgjedhjes së kabinetit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës në javët e ardhshme.

    Sipas agjencisë Reuters, edhe Richard Grenell pritet të marrë një post në administratën e re republikane. Ai konsiderohet si një kandidat kryesor për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion që nuk kërkon konfirmimin e Senatit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia për një post që kërkon konfirmim nga Senati.

    Grenell ka qenë një nga këshilltarët më të afërt të Trumpit për çështjet e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë katërvjeçar të presidentit të sapozgjedhur, ai ka shërbyer si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe ambasador në Gjermani.

    Në një takim të shtatorit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Trump e përfshiu Grenellin në një takim privat.

    Marrëdhëniet e ngushta të Grenellit me liderët e huaj dhe personaliteti i tij shpeshherë i paparashikueshëm e kanë bërë atë një figurë të diskutueshme, çka mund të përbëjë një sfidë të re për konfirmimin e tij nga Senati.

    Ndër politikat që ai ka mbështetur është krijimi i një zone autonome në Ukrainën lindore për t’i dhënë fund konfliktit atje, një ide që Kievi e sheh si të papranueshme.

    Ndërkohë, sipas “Politico”, Grenell mund të marrë edhe pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

    Emrat që priten të jenë pjesë e kabinetit të Trump dhe pozita që mund ta marrë Richard Grenelli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!