×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon zjarri në Bjeshkët e Lybeniqit, banorët kërkojnë ndihmë nga komuna dhe KFOR-i

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 23:20

    Zjarri që përfshiu të shtunën që shkoi bjeshkët e fshatit Lybeniq po vazhdon ende.

    Banorët e fshatit janë përpjekur që të shuajnë por pas sukses.

    Hoxha i fshatit Lybeniq Besnik Huskaj, i cili është dhe kryetar i Shoqatës bjeshkatare Alpiniste “Lybeniqi”, thotë për Indeksonline se megjithëse një grup i vullnetarëve të fshatit janë aktivizuar që nga dita e diel, që ta ndalin zjarrin, kjo ka qenë e pamundur, pasi që terreni është shumë i vështirë.

    Huskaj pohon se rreziku nga zjarri është prezent dhe se në ndihmë atyre u kanë ardhur zjarrfikësit e Pejës dhe Agjencioni i Pylltarisë, por se zjarri po vazhdon dhe në këto momente.

    “ Zjarri nuk është ndal, ne pak më heret u kthyem nga atje. Është rrezik pasi që një pjesë është dru pishe qindra vjeçare. Sot e kemi lokalizu atë pjesë, por ende ka rrezik”, tha ai.

    Huskaj madje pohon se megjithëse për gjendjen e krijuar me zjarrin në bjeshkët e fshatit, e kanë lajmëruar kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri dhe se kanë kërkuar nga ai që të kërkojë nga KFOR-i të iu vjen në ndihmë me ndonjë helikopter, deri tani nuk është bërë asgjë.

    “Zjarrfikësit dhe pylltaria janë të njoftuar, por kërkohet numër më i madh i njerëzve dhe mjeteve adekuate, sepse duhet të bartet uji me krah, e terreni është shumë i vështirë“, ka thënë Huskaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!