×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK prezanton sot kandidatët për Prishtinën për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 7:37

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nis sot Turneun e Ndryshimit.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dje ka thënë se të enjten do të prezantojnë kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Ai tha se ka vullnet e energji në ekipin organizativ për përgatitjen e takimit në Prishtinë – nisja që LDK e quan Turneu i Ndryshimit.

    “Përgatitjet e fundit për takimin e madh të Prishtinës! Vullnet e energji plot në ekipin organizativ”.

    “Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit! Eja nesër. Nga ora 19:00, në AMC Hall! Bëhu ndryshimi”, ka shkruar Abdixhiku dje në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!