Një person dyshohet se është vrarë sot me armë zjarri në Gjilan, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se 37-vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë.
Hashani tha se nga hetimet e para dyshohet se ky i fundit është qëlluar me armë zjarri dhe se ekipa nga emergjenca e spitalit të Gjilanit, ka konstatuar vdekjen e tij.
“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ‘Mërgimtarët e Gjilanit’ në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, thuhet në përgjigjen e Hashanit.
Po ashtu, ai tha se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, deklaroi Hashani.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.