×
  • Lajme
  • Lajme / Krimet e rënda

    Vrasja e 37 vjeçarit në Gjilan, Prokuroria jep detajet

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 16:19

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me njoftim, pas vrasjes së një personi në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

    Në njoftim thuhet se nga hetimet e para, dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri.

    “Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar. Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!”, është thënë në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!