×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Shukri Buja thotë se Specialja ka përfunduar hetimet ndaj tij: Më në fund jam liruar nga të gjitha akuzat

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 19:03

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka liruar nga të gjitha akuzat dhe ka përmbyllur hetimet ndaj tij, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, që “vërteton pafajësinë time por edhe pastertinë dhe lavdine e UÇK-së”.

    “Falë avokatëve të mi, Sir Geoffrey Nice dhe Taulant Hodaj, dhe insistimit të tyre për të mbyllur hetimet për mungesë provash, këtë javë mora konfirmimin zyrtar që gjithçka është mbyllur përfundimisht. Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo Prokurori në menyrë zyrtare.  Besoj se ky rast im do të kontribuojë që drejtësia të thotë fjalën e fundit për bashkëluftëtarët tanë që ende gjenden në Hagë dhe shpresoj që edhe ata të kthehen faqebardhë dhe fitimtarë sa më shpejtë”, ka shkruar Buja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!