×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Puna në Njësinë B1 e TC Kosova B u ndërpre për katër orë, KEK tregon çka ndodhi

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 20:06

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia B1 në termocentrailin Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për shkak të një mungese të tensionit komandues në zbarën OBM.

    Siç thuhet në njoftim ka pasur ndërhyrje të shpejtë të stafit të TV-Kosova B, që si rezultat janë realizuar sanimet e nevojshme brenda kohës optimale.

    Më pas, në njoftim thuhet se është rikthyer në operim dhe është realizuar sinkronizimi me rrjetin në orën 15:14.

    “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për shkak të një mungese të tensionit komandues në zbarën OBM. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit të TC-Kosova B, janë realizuar sanimet e nevojshme brenda kohës optimale. Pas sanimit, njësia është rikthyer në operim dhe është realizuar sinkronizimi me rrjetin në orën 15:14”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!