×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufaj priti në takim përfaqësues të Rrjetit të Organizatave Joqeveritare, AVONET, diskutuan për thellim të bashkëpunimit

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 15:59

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Organizatave Joqeveritare, AVONET, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Kenan Gashi, për të diskutuar mbi përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet PSRK-së dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve).

    Përmes një komunikate për media, thuhet se ky takim synon të fuqizojë partneritetin në mes këtyre dy të fundit, në fushën e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Gjatë takimit janë diskutuar disa mënyra se si mund të thellohet më tej ky bashkëpunim, me theks të veçantë tek organizimi i aktiviteteve informuese, për të adresuar sfidat dhe sukseset e rasteve të trajtuara nga Prokuroria Speciale, si dhe lehtësimin në shkëmbimin e informacioneve me OSHC-të, duke respektuar limitet nga korniza ligjore, si Kodi i Procedurës Penale, Ligji për qasje në dokumente publike dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!