×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i VV-së

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, Muja: Presim që rezultati të jetë mes 53-54 përqind

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 18:47
    Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara.

    “Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, deklaroi Muja.

    Muja tha se presin që rezultati të jetë mes 53-54 përqind.

    “Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, shtoi Muja në “DPT te Fidani”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!