×
  • Lajme
  • Botë

    Burgoset drejtori i bankës që vodhi $200,000 nga llogaria e klientit të vdekur në SHBA

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 22:31

    Ai u dënua me 13 burg dhe u urdhërua të kthejë 208,938 dollarë.

    Një ish-drejtor banke është dënuar me burg në SHBA pasi shfrytëzoi pozitën e tij për të vjedhur 200,000 dollarë drejtpërdrejt nga llogaria e klientit të tij te moshuar, njoftonin zyrtarët.

    43 vjeçari James Gomes, nga New York, “kishte shfrytëzuar pozitën e tij si drejtor i degës lokale për të fituar akses të jashtëligjshëm te llogaria e klient dhe të vidhte shumën totale prej $208,938.68,” thuhet në deklaratën e departamentit të drejtësisë së SHBA.

    Gomes, pa autorizim, kishte lidhur numrin e tij personal të celularit me llogarinë e klientit dhe me shërbimet e tij bankare online, thanë zyrtarët.

    Gomes kishte transferuar fondet e klientit në mars e prill 2020te llogaria e tij si dhe në institucione të tjera financiare.

    “Për të mbuluar skemën e tij Gomes kishte krijuar një adresë të rreme email-i, të cilën e përdorte për biseda fiktive, për të bërë të dukej se klienti po ia kërkonte transferimet”, thuhet në padi.

    “Gomes kishte vazhduar më pas skemën e mashtrimit edhe pas vdekjes së klientit më 5 prill”.

    Prokurori i entit mbikqyrës financiar MLARS (Criminal Division’s Money Laundering and Asset Recovery Section) Mark J. Pesce dhe prokurori i New Jersey ndoqën çështjen, shkruan rrjeti ABCNews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!