×
  • Lajme
  • Lajme / Lituani

    Gërvalla në Forumin për Demokraci: Solidariteti dhe mbështetja mes demokracive, thelbësore për triumfin mbi autokracitë

    Reporteri
    09 Nëntor 2024 | 16:26

    “Besimi në demokraci, solidariteti mes demokratëve dhe një qasje e qartë për mbështetje dhe parandalim ndaj agresorëve janë elementet që do ta forcojnë të ardhmen demokratike të Evropës dhe do të pengojnë përhapjen e ekstremizmit dhe populizmit, të cilat mund të kërcënojnë të ardhmen demokratike të këtij kontinenti”, kështu tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Forumin e Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, në Vilnius të Lituanisë.

    Gjatë fjalimit të saj, Ministrja Gërvalla përmendi gjithashtu rëndësinë e fitores së Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë duke paralajmëruar për pasojat e çdo kompromisi të mundshëm.

    “Çdo zgjidhje tjetër kompromisi është receta për luftën e ardhshme në Baltik, në Poloni ose në Ballkanin Perëndimor, ku kemi një përfaqësues të Putinit dhe Rusisë, që sulmoi vendin tim në shtatorin e kaluar me të njëjtën retorikë, me skemën e Putinit, të njëjtat fjalë, të njëjtin fjalor që Putini ka përdorur në Ukrainë”, tha Ministrja Gërvalla. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!