×
  • Lajme
  • Lajme

    Borë bie edhe në parkun e Gërmisë

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 9:42

    Pas një jave me mot të mirë, nata e mbrëmshme ka qenë më e ftohtë, dhe ka rënë bora e parë në disa fshatra e qytete në vendin tonë.

    Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Gërmisë, e këto pamje shihen edhe përmes fotografive që kanë realizuar disa qytetarë aty.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

    Moti i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!