×
  • Lajme
  • Lajme

    Javën e kaluar, Policia realizoi 310 urdhëresa të gjykatës dhe sekuestruan 5 armë zjarri

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 10:26

    Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 310 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

    Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në komunikatë.

    Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

    Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

    Kurse. gjatë javës së kaluar, janë shqiptuar 3 mijë e 959 gjoba trafik.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!