Një kontingjent i “KFOR 1” i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Shqipëri, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-W Kosovë, ka kryer misionin e tij gjashtëmujor në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, ku thuhet se gjatë misionit, efektivët kanë përmbushur detyra të ndryshme, e po ashtu kanë marrë pjesë në stërvitje me forcat aleate, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Kontingjenti KFOR- 1 prej 31 efektivësh nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-Ë Kosovë, përmbylli me sukses misionin 6-mujor në Kosovë. Gjatë misionit, efektivët përmbushën detyra të ndryshme si patrullime, QRF dhe Force Protection, dhe morën pjesë në stërvitje me forcat aleate, përfshirë ato bullgare, italiane dhe kroate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.