Ndërmarrja “Trepça”, ka larguar nga puna përkohësisht një punëtor, i cili ka keqpërdorur pushimin mjekësor për tri vite rresht.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se ky i fundit vetëm në vitin 2024, ka munguar për 194 ditë pushim mjekësor, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1, nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit, që nga data 06.2.2024 ka filluar pushimet mjekësore dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor”, thuhet në njoftimin e plotë të tyre.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.