Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, raporton gazeta online Reporteri.net.
Gjatë takimit, Abdixhiku dhe ambasadori italian kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, teksa i kanë vënë theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Antonello De Riu, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje. Kryetari Abdixhiku ka folur edhe për tubimet entuziaste pjesë e “Turneu i Ndryshimit”, dhe që qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK po e ofron”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Njëherit, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Kosovës.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe angazhimin e LDK-së për të ofruar alternativa të besueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë”, thuhet tutje në njoftim.
Në përfundim, Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin italian për mbështetjen që Italia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.